Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zgjatur afatin e regjistrimit të votuesve me nevoja të veçanta, shkruan Gazeta Botapress.
Me 8 vota për KQZ vendosi që afati të zgjatet deri më 9 nëntor.“Shtyhet deri më deri më 9 nëntor afati për regjistrimin e nevojave me nevoja të veçanta. Me tetë vota për miratohet ky propozim”, tha kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Kujtojmë që zgjedhjet për raund të dytë në Kosovë mbahen me 14 nëntor. /Botapress.info/