[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zëvendësministri Muharremi priti një delegacion nga Ministria e Transportit dhe Teknologjisë së Bullgarisë



Zv. Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Hanefi Muharremi, priti një delegacion nga Ministria e Transportit dhe Teknologjisë së Bullgarisë, të kryesuar nga  Krasimir Kalaydijev.

 

Me këtë rast zëvendësministri Muharremi falënderoi shtetin bullgar mbi përkrahjen që ka bërë deri më tani për Kosovën.

 

Takimi i komisionit të përbashkët teknik do të realizohet sipas agjendës së aprovuar e cila përmban si vijon: Shkëmbimi i statistikave në transportin rrugor, transporti i udhëtarëve, transporti i mallrave, etj.

 

Bazuar në marrëveshjen bilaterale në fushën e transportit ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave  ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës  dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë të dy delegacionet shkëmbyen të dhënat statistikore tregtare ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë shkëmbimet tregtare të cilat realizohen nëpërmjet transportit  rrugor ndërkombëtar nga operatorët rezident të të  dy palëve kontraktuese.

 

Gjithashtu palët  shprehën konsideratat mbi zhvillimet tregtare të cilat janë në rritje e sipër, si dhe u dakorduan që të vazhdohet edhe më tej në këtë frymë  duke krijuar lehtësira përkatësisht heqjen e barrierave në mënyrë që të rriten edhe më tej shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve duke kontribuuar në nxitjen e zhvillimit të sektorit të transportit rrugor ndërkombëtar ndërmjet dy vendeve.

 

Gjatë këtij takimi i vendos që të nënshkruhet  protokolli teknik ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, me qëllim të krijimit të lehtësirave në fushën e transportit ndërmjet dy vendeve.