• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Zëvendësministri i Mbrojtjes: FSK-ja shumë shpejt do të pajiset me helikopterë

nga Bota Press
21 Janar, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Duke marrë parasysh rreziqet që i kanosen vendit, është e rëndësishme që çdo i ri të i dalë në mbrojtje vetes dhe të tjerëve. Madje është e domosdoshme të bëjmë shërbim të detyrueshëm ushtarak.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, në debatin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja Fol.

Syla tha se anash nuk do të mbesë shkollimi i oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së, për të cilët tha se do të shkollohen jashtë vendit.

“Është shumë me rëndësi që për gjashtë muaj i riu të jetë i përgatitur për siguri. Në një punë sistematike në reparte ushtarake gjashte muaj do të ishte për ne shumë e rëndësishme. Në anën tjetër duke marrë parasysh rreziqet që i kanosen vendit, është e rëndësishme që çdo i ri të i dalë në mbrojtje vetes dhe të tjerëve. Duke marr parasysh krejt këtë, në të ardhmen është e domosdoshme të bëjmë shërbim të detyrueshëm”, ka thënë Syla.

Ai ka folur edhe për rrezikun e armatimit të Serbisë. Teksa ka folur për këtë, ai ka thënë se Kosova shumë shpejtë do të pajiset me helikopterë.

“Ne jemi në prag që shumë shpejt të pajisemi me helikopterë. Në vitin që shkoi, me 400 kadetë i kemi plotësuar kuadrot dhe kjo shkon në kapacitet. Ndërsa për këtë vit 820 rekrutë do pranohen në Forcat e Sigurisë”, tha Syla.

Sukses, Syla e konsideron performancën gjatë operacioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Të njëjtën thotë se e kryen në strehimin e refugjatëve afganë dhe ndihmës që i bënë qytetarëve gjatë procesit të vaksinimit nëpër fshatra të thella.

“Ushtarët tonë treguan performancë të jashtëzakonshme. Ushtarët tanë kryen operacion të jashtëzakonshëm për strehimin e refugjatëve afganë. Për herë të parë në një stërvitje në Evropë dhe Afrikë në 20 shtete ne ishim pjesë dhe treguam sukses të mirë. Ne kemi pas punë të mëdha në mbështetje të autoriteteve civile. Në fazën e pandemisë ne ishim në mbështetje të organeve tona për të mbështetur vaksinimin në shumë qytete e fshatra dhe ndihmesa të tjera”, ka thënë ai.

Sfidë për këtë institucion të sigurisë, tha Syla, është deminimi dhe frika e bombave të pashpërthyera.

Për hyrjen e FSK-së në NATO, zëvendësministri tha se fokus është ndihma që do të na bëjnë shtetet që FSK-ja të jetë anëtare e kartës se Atlantikut. “Ne gjithmonë e kemi ngrit këtë çështje që të jemi pjesë e forumeve. Ku për rrugën në NATO duhet plotësuar disa kushte. Jemi drejt rrugës së duhur. Është rrugë e gjatë dhe e drejtë. Gjithnjë synimet tona janë të qarta dhe një prej objektivave të ministrit është ta kemi kontrollin civil, llogaridhënien dhe transparencën. Në këtë drejtim ne kemi punuar ngushtë që brenda FSK-së llogaridhënia të jetë prezente”, ka thënë zëvendësministri i FSK-së, Shemsi Syla./Botapress.info/

Të ngjashme

Lajme

Mbappe mundohet të ‘zbulojë ujin e nxehtë’: Reali më pranuan si të isha i tyre

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Lajme

Në Bruksel përdoret edhe kjo gjuhë, marrëveshja me Serbinë “Hotel me 4 yje, apo hotel me 5 yje”

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Lajme

Ish -Kryeministri Hoti ka tre kërkesa për Izraelin

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Lajme

Pamje tronditëse: Shembet ndërtesa 10-katëshe, 5 persona humbin jetën e 80 të tjerë janë bllokuar nën rrënoja

nga Bota Press
23 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Kurti lexoi CV-në e tij në Universitetin Brown: A e harroi qëllimisht karrierën në KAN me Nenad Rikallon?
  • Mbappe mundohet të ‘zbulojë ujin e nxehtë’: Reali më pranuan si të isha i tyre
  • MSh publikon të dhëna për linë e majmunëve, tregon për gjendjen me vaksina
  • Në Bruksel përdoret edhe kjo gjuhë, marrëveshja me Serbinë “Hotel me 4 yje, apo hotel me 5 yje”
  • Ish -Kryeministri Hoti ka tre kërkesa për Izraelin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.