[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zëvendëskryeministri Kuçi: Reforma në administratën publike prioritet vital për t’i shtyrë përpara edhe reformat ekonomike



Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim ministren për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë, Mirela Harito, transmeton Botapress.info

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se Qeveria e ka përcaktuar reformën e administratës publike si prioritet që është vital për t’i shtyrë përpara edhe reformat ekonomike.

“Me hartimin dhe zbatimin e procedurave administrative transparente, të qarta dhe të thjeshta, si dhe ofrimi i shërbimeve në mënyrë efektive për qytetarët, e bën administratën publike të transformohet në një mekanizëm që është më afër qytetarit dhe pro zhvillimit të bizneseve”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi dhe ministrja Harito vlerësuan lartë nënshkrimin e planit të veprimit për zbatimin e marrëveshjes të arritur më parë për ngritjen e kapaciteteve në realizmin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ky plan i detajuar do të shërbejë si udhërrëfyes për shkëmbimin e përvojave më të mira mes dy vendeve./Botapress.info