[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zëvendëskryeministri Kelmendi takoi Shoqatën e Ndërtimtarëve dhe Ndërmarrjeve Prodhuese të Materialit Ndërtimor  



 Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe Ndërmarrjeve Prodhuese të Materialit Ndërtimor, kryesuar nga kryetari i saj, Brahim Selimaj.

 Gjatë takimit është diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen ndërtuesit, me theks të veçantë në procedurat e tejzgjatura për sigurimin e lejes së ndërtimit, si dhe zvarritjen e procesit të  legalizimit të ndërtimeve të reja nga ana e komunave.

 Zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi rëndësinë që ka ky sektor për ekonominë e vendit, meqenëse është njëri prej sektorëve që punëson shumë njerëz. Andaj, sipas tij, ndërtuesit duhet të jenë pjesë e planifikimeve dhe planeve urbanistike që bëhen nga komunat e Kosovës.

 Gjithashtu, zëvendëskryeministri Kelmendi kërkoi nga ndërtuesit që të zbatohen standardet evropiane lidhur me sigurinë në ndërtim, dhe potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të Qeverisë me këtë sektor, sidomos në luftimin e informalitetit.

16295830_10154517120724495_308623481_n