[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zëvendëskryeministri Kelmendi priti ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç



Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi e informoi ambasadoren Kiliç për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik si dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.

Zëvendëskryeministri Kelmendi e falënderoi ambasadoren Kiliç për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë, duke shprehur përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, duke pas parasysh edhe hapat e ndërmarrë nga Kosova në bërjen e reformave ekonomike si dhe në përmirësimin e legjislacionit për tërheqjen e investimeve të huaja.

Në takim u theksua nevoja dhe gatishmëria për organizmin e një forumi të përbashkët ekonomik si dhe u vlerësua rëndësia e hyrjes në fuqi të Ligjit për Investime Strategjike.

Nga ana e saj ambasadorja Kiliç potencoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

Po ashtu, ambasadorja shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Turqisë që edhe më tutje të ndihmoj Republikën e Kosovën në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën ekonomike./botapress.info