Kursin e ndjekur nga Kryeminsistri i Kosovës, Albin Kurti, profesori amerikan Alon Ben-Meir, e sheh veçse si “armiqësim me BE-në” – pikësëpari referuar sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës për tash e më shumë se një vit.
Në një intervistë për ‘KosovaPres’, Ben-Meir, shpreson që Kurti “të ketë nxjerrë mësimet” dhe “të rimendojë pozicionin”.
“Mendoj se Kurti ka nxjerrë një sërë mësimesh gjatë katër viteve të fundit, se ky lloj qëndrimi ka prodhuar thjesht zero progres dhe e ka armiqësuar BE-në në vend që t’i afrohet BE-së. Imagjinoni, BE-ja vendosi sanksione ndaj Kosovës, jo ndaj Serbisë, sepse BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin dhe mënyrën se si ai po i trajton këto negociata”, tha ai.
“Pra, dialogu duhet të rifillojë, por para se të rifillojë, qeveria duhet të rimendojë pozicionin e saj nëse dëshiron të shkojë më shpejt në integrimin me BE-në, duhet të bëjë një lëvizje për të demonstruar se është e gatshme të negociojë në mënyrë specifike në një fushë që duhet ta bëjë në një mënyrë ose në tjetrën”, tha mes tjerash ai.