• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Zemra e poetit mërgimtar është e mbushur me pasion dhe dashuri ndaj atdheut

Nga XHAVIT ÇITAKU

nga Bota Press
6 Janar, 2022
në Diaspora
ShareShareShare

Prof. Fetah Bahtiri me punën e tij krijuese ka bërë emër në krijimtarin letrare. Librat e tij të botuar në zhanre të ndryshme po pelqehen nga lexuesit, ndërsa në kritikën letrare po vlerësohen me notë të lartë niveli artistik dhe përmbajtja e temave të shjelluara aq bukur. Me një fjalë, z. Bahtiri me aktivitetin e tij përmbajtësor jo vetëm si krijues, por edhe si mësues, përkthyes profesional, veprimtar i palodhur për çështje kombëtare, humanist është një personalitet shumë i respektuar jo vetëm nga mërgata shqiptare, por edhe nga autoritet suedeze dhe miqë e koleg të këtij shteti skandinav, si dhe në Kosovë, Shqipëri, Iliridë dhe në trojet tjera etnike shqiptare.

Vargjet në mërgim – Verser i exil
Njëri ndër librat që po pushton zemrën e mërgimatrëve, pa dashim , se është edhe libri poetik “ Vargje në Mërgim”. Ky libër ështëi përkthyer edhe në gjuhën suedeze nga alabanalogu dhe miku i shqiptarëve Ullmar Qvick “Verser i exil”. Prof. Fetah Bahtiri këtë libër dhe shumicën e të tjerëve i shkruajti me një shqetësim kurbetçar, duke manifestuar e prodhuar ndjenja të vargut poetik, apo thënë më mirë mblodhi mektarin e fjalës më të bukur shqipe, duke dëshmuar, po ashtu, botën e tij patriotike, mllefin e tij social, por edhe krenarinë që i përke kombit shqiptar. Në fakt, Fetah Bahtiri edhe në këtë libër dëshmon se është poet i imazhit të qartë, figurës së gjallë dhe të freskët, i depërtimit në thellësi të vetvetes dhe në raportet shoqërore ku gjenë dhe sendërton trajtat dhe përmbajtjen e poezive të tij. Të bie në sy një pasqyrim i suksesshëm i shtjellimit të temave për jetën, për vvendlindjen, për të afërmit, miqët, dashurinë, që ka burimin nga thellësia e shpirtit, për trimat e legjendat e gjalla të shqiptarisë. Thënë konkretisht, ai me nivelin e tij të lartë artistik arrinë që të reflektoj tek lexuesi energji pozitive siç është ngrohtësia, sinqeriteti dhe thellsinë e ndjenjave poetike, mënyrën e jetesës, sidomos në mërgim. Ky krijues në librin “ Vargje në mërgim” me një prirje të shprehjes në vargje, tregon se përjeton dhimbshëm diçka të madhe dhe gati të papërballueshme, që e preokupon një kohë të gjatë, që nuk mund ta mban në heshtje, sepse dashuris ndaj atdheut është e madhe në dimensionin e imagjinatës poetike dhe buçon me vargjet:
Unë
Shikova edhe lot të zi
Të mikesha e djallit
Këta lot i freskonin kujtimet
Për ty
Kosova ime
Autori ka jetuar kohë të gjatë në mërgim, ndaj, është e kuptueshme, që nuk mund t’i ikë temave që kanë të bëjnë me mallengjimin dhe dashurinë që ka ndaj vendlindjes, prindërve, motrave e
vëllëzërve, bukuris, natyrës.
Droj
Se do të më verbohen sytë
Prej vajit që bëj
Ditë e natë
Nga mallengjimi që ndiej
Për Kosovën time

Është ky një shpërthim dhe ballafaqim me jetën në kurbet, është dashuri për të vërtetën.Nga vitet e humbura në kurbet ai përmes vargjeve kërkon kthimin e dritës së shpirtit, mengjezin e diellit dhe fluturimin e shqiponjes për të parë ma mirë e më qartë nga qielli ato bukuri të Shalës së Bajgores.

Lexuesi e ka fare lehtë të kuptoj nga ky libër poetik, por edhe të besoj e të bindet përmes vargjeve për misionin e realietit të jetës, për të dashur jetën dhe njëkohësisht duke i kënduar jetës të largohen vuajtjet shpirtërore dhe të zemrës.
Qelësi i tij i mirëfilltë poetik hap dyert e krijimit të vargjeve më të bukura edhe për kryetrimin dhe
legjendarin Adem Jashari, sepse ai ishte personaliteti që i dha dritë e liri Kosovës. Ai me këtë rast shprehet:
Kur e dëgjoj Emrin Adem Jashari
Me cingeron muza nga eteri së pari
Me pushton vetë frymëzimi i njerëzisë
Për këtë yll që shndrit çdo cep të shqiptarisë
Ndërkaq, për ish- Presidentin Dr. Ibrahm Rugova ai do të këndonte kësisoj:
U ngazëllua Plisi, Toka, Qielli dhe Kosova
Atë ditë kur u lind Ibrahim Rugova.
Na e dërgoi dhurat e lume Perendia
Që të bëhet përgjithmonë e lirë Dardania.
Vdekja e motrës e tronditë rëndë autorin e këtij libri poetik dhe me lot, dhimbje e vuajtje i drejtohet me vargjet:
Iku Hida e ime e re
U shua ylli i saj mbi dhe.
Nuri lule i motrës sime
U zbeh, aman pse?!
Dhe krejt në fund: Prof. Fetah Bahtiri në letërsinë shqipe ka hyrë me një eksperiencë artistike të jashtëzakonshme, apo thënë më mirë me gjuhën e fakteve se ai ngrit lartë nivelin artistik të bërjes aq të lexueshme të poezive si dhe cilësinë e profesionalizmit të shtjellimit të temave në vargun e tij.

Tags: Fetah Bahtiri

Të ngjashme

Diaspora

Gjermani: Shqiptari i fajshëm edhe pse i shpëtoi jetën vajzës

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Diaspora

Një rrugë në Bronx emërohet “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – kryebashkiaku i New Yorkut i bashkohet festës së shqiptarëve

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Diaspora

Çasja e re e liderit Abdixhiku po e rikthen fuqishëm LDK-në edhe në mërgatë

nga Bota Press
11 Maj, 2022
Diaspora

Dëshmia e Babis, shokon në gjykatë piloti grek që vrau gruan dhe tentoi t’i fajësonte shqiptarët

nga Bota Press
11 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë
  • Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
  • Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë
  • Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje
  • Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.