Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se subjekti i tij do të lobojë për pranim të Kosovës në Këshill të Europës.
Zemaj shton se LDK është parti me traditë të gjatë dhe me lidhje të forta ndërkombëtare.
“Do të lobojmë për pranim të Kosovës në KE. Kemi lidhje me shumë partnerë, të krijuara nga lideri ynë historik, Ibrahim Rugova”, thotë ai.
“Kryetari Abdixhiku dhe të tjerët vetëm se kemi filluar të bëjmë lobim”, shton ai.
Zemaj tutje thotë se Kosova ka gjasa të mira që të pranohet në këtë organizatë.
Kosova sot dorëzoi aplikimin për pranim në Këshill të Europës. Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dorëzoi aplikimin.