Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje me numrin e madh të viktimave nga koronavirusi që u shënua gjatë 24 orëve të fundit.
Zemaj, përmes një postimi në Facebook tha se sot u ndalën 36 jetë para kohe, dhe 36 familje humbën më të dashurit e tyre.
‘’ Po të ishte veç një ëndërr do të ishte e frikshme, por është më shumë se aq, është e vërtetë; 36 shpirta të qytetarëve tanë ikën në përjetësi, 36 jetë u ndalën para kohe, 36 familje humbën më të dashurit e tyre, 36 kufoma do të barten për në banesen e fundit’’, shkroi Zemaj.
Kujtojmë se javëve të fundit janë shënuar numër i madh i rasteve pozitive me koronavirus, derisa për vetëm një javë janë shënuar 132 viktima.
Ministri aktual i shëndetësisë Arben Vitia, vazhdon të kritikohet për keqmenaxhimin e situatës, e cila tanimë ka dalur jashtë kontrolli.
Reagiimi i plotë nga Zemaj:
‘’ Po të ishte veç një ëndërr do të ishte e frikshme, por është më shumë se aq, është e vërtetë; 36 shpirta të qytetarëve tanë ikën në përjetësi, 36 jetë u ndalën para kohe, 36 familje humbën më të dashurit e tyre, 36 kufoma do të barten për në banesen e fundit. Mijëra ëndrra dhe plane të 36 njerëzve tanë sot u shuan, ato do të zëvendësohen me mijëra lutje ndaj Zotit për shpirtin e tyre. Një ditë si kjo është shumë për ne. Është tepër. Është dhimbje e madhe. Është goditje në zemër.
Zemra ime në këto çaste është me ata që ndërruan jetë, ndërsa shpirti im me familjet e tyre. Zoti na ruajt nga ky virus i tmerrshëm’’/Botapress/