Zelensky i vendosur: Gjithmonë i gatshëm të takoj Putin,vetëm mjafton…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur i gatshëm për të takuar presidentin Vladimir Putin.

“Unë jam gjithmonë i gatshëm ta takoj, vetëm një vend dhe një datë dhe jam gati ta takoj ”, tha Zelensky në një intervistë për televizionin francez BFM.

Pak orë më parë, gjatë bisedimeve mes presidentit ukrainas dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ai deklaroi se nuk kishte parë apo dëgjuar asgjë për draft kushtet për përfundimin e luftës dërguar në Kiev.

Rusia sulmoi Ukrainën mëngjesin e 24 shkurtit, dhe prej asokohe edhe pse palët janë takuar disa herë nuk ka pasur negociata mes tyre.

Si pasojë e luftës, qindra persona kanë humbur jetën, ndërkohë mbi 5 milion janë larguar nga vendi.

ngjashme