Zelensky del me paralajmërimin e fortë për Evropën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se përveç Ukrainës, Rusia ka në plan të synojë edhe vendet të tjera Evropiane.

Në një fjalim të drejtpërdrejtë drejtuar udhëheqësve perëndimorë këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për më shumë mbështetje – dhe paralajmëroi se Rusia mund të synojë pjesë të tjera të Evropës, shkruan Skynews.

“Ne ende mund të ndalojmë makinën ruse të luftës, ne ende mund të ndalojmë vrasjen e njerëzve,” tha ai, duke argumentuar se do të ishte “më e lehtë për ta bërë atë së bashku”.

“Sepse përndryshe, ata do të vijnë tek ju.”

Zelenskyy tha se nëse Evropa nuk merr një qëndrim tani, Rusia do të synojë vendet e tjera evropiane.

“Ne të gjithë jemi objektivat e Rusisë… ndihmojeni veten duke na ndihmuar ne,” tha ai.

ngjashme