Zelensky aplikoi për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vjen reagimi i menjëhershëm nga Parlamenti Europian!

Parlamenti Europian pritet të miratojë ditën e nesërme (1 mars), një rezolutë ku i kërkohet institucioneve të BE-së të punojnë për vendosjen e statusit “kandidat” për Ukrainën.

Kjo është deklarata e përbashkët që kanë bërë eurodeputetët pasi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky firmosi letrën zyrtare të aplikimit për anëtarësimin në BE.

Një zyrtar i Bashkimit Europian ka shpjeguar të gjithë procesin. Sipas tij, letra e nënshkruar nga Zelensky i drejtohet Presidentit të Këshillit të BE-së, që aktualisht mbahet nga Franca.

Shtetet anëtare, parlamenti evropian dhe parlamentet kombëtare më pas informohen për aplikimin nga këshilli. Një takim i 27 ministrave të çështjeve të BE-së, i njohur si këshilli i punëve të përgjithshme, duhet të marrë një vendim për të kërkuar zyrtarisht opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin.

Normalisht do të duheshin 15 deri në 18 muaj që një komision të jepte opinionin e tij, megjithëse kjo periudhë mund të shkurtohej ndjeshëm “në varësi të konsideratave politike”, tha zyrtari.

Ekziston një periudhë e para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar atij të përmbushë detyrimet e tij si shtet anëtar. Procesi i anëtarësimit përfshin respektimin e kritereve të anëtarësimit duke përfshirë miratimin dhe zbatimin e ligjit të BE-së.

ngjashme