[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zeka i reagon bashkëpunëtorit të Lladrovcit: Trego si deshe me vra figurë të PDK-së



Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas akuzave që shoku i klasës Idriz Hysenaj i ka bërë atij. Hysenaj i cili ka udhëhequr fushatën e PDK-së për zgjedhjet e fundit në Drenas, ka thënë se Milimi u ka kërkuar PDK-së para, nëse duan mbështetjen që do t’ua japte Zeka Ramiz Lladrovcit,

Hysenaj në një postim në Facebook ka folur për të kaluarën e përbashkët me Milaim Zekën që nga koha e ilegales e deri tak periudha kur ata “prishen shoqërinë”. Zeka në reagimin e tij është treguar i përmbajtur por ka prekur disa qështe që zgjojnë kërsherinë e lexuesit dhe lënë shumë pikëpyetje mbrapa.
“Idriz, edhe shume gjana mi ke tregu per kohen e luftes, po nuk do te flas, sepse jeta ka nje kod. Edhe per menyren se si e kane trajtuar Fehmine, ti me ke treguar, edhe te kam besuar. Nuk do te flas as per llafet qe mi ke thene per xheneral Shaban Shalen. Nuk do te flas edhe me cilin person te PDK se keni qene duke u vra ne Drenas, ne restoran “Shqiponja”, per gurthyesin e Cikatoves”, shkruan Zeka
Ja postimi i plotë i Milaim Zekës:
Nuk kisha besu qe politika te ban kaq te pandershem. Eshte fat qe ekzistojne dy gjera Idriz: E para, njerezit e gjalle, qe na njohin. E dyta dokumentat e gjygjeve.
Idriz, qysh paske harruar se sa here ke qene ne Stokholm tek une, para vitit 1986?
Paske harru qe kur ishe tek une me pate tregu se si e keni marre shaptilografin ne Drenas, bashke me Fehmi Lladrovcin?!
Ke harru qe ti vet me ke tregu qe ja keni ndertu shtepine Jakup Krasniqit, edhe kurfar marreje nuk keni ba?! Edhe lokalin ne Bregun e Diellit, nje garazh, eshte e vertete qe e ke ly, po jo me ndertu, se i ndertuar ka qene.
Idriz, edhe shume gjana mi ke tregu per kohen e luftes, po nuk do te flas, sepse jeta ka nje kod. Edhe per menyren se si e kane trajtuar Fehmine, ti me ke treguar, edhe te kam besuar.
Nuk do te flas as per llafet qe mi ke thene per xheneral Shaban Shalen. Nuk do te flas edhe me cilin person te PDK se keni qene duke u vra ne Drenas, ne restoran “Shqiponja”, per gurthyesin e Cikatoves!
Idriz, Fehmi Lladrovcin e kam njohur para teje, permes profesorit tone, Fatmir Krasniqit. Ti e din qe cdo liber dhe gazete ilegale, i ke marre prej meje, madje edhe shume te tjere. Une i kam marre prej Fatmirit e Fehmiut, po shumicen nga Azem Syla.
Krejte ne fund: nese e gjene vetem nje shpifje qe kam drejtuar ne adresen tende, ose te kryetarit tend, une terhiqem nga jeta publike.
Idriz, merru me biznes, po jo me politik. Mos e perdor politiken per biznes.
Sa per pare, Idriz, parja ti ka qorru syte. Une te kam thene: nese kompanise time na besoni fushaten, edhe merremi vesh per cmim, jemi i te gatshem me kry ate pune.
Oferta mbetet prap e hapur per zgjedhjet qe vijne. Ju lus, mos e kaloni ne personale ceshtjen politike. Politika nuk ashte livadh me kullote.
Une jam krenar qe te kam pas shok te ilegales. Besoje qe nuk ka te keqe pse politikisht, mendoje ndryshe…
Vetem tregom cka kam shpif kunder teje, se po du me te kerku falje!