[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zëdhënësja e gjykatës në Colmar: Sot vendoset për Haradina



Ramush Haradinaj do të paraqitet sot në një gjykatë në Colmar, në lindje të Francës, e që sipas Marine Helene Calvano, do të vendoset nëse ai do të lirohet apo do të nisin procedurat për ekstradim në Serbi

Zëdhënësja e Gjykatës në Colmar, ka thënë se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës, e cila do të vendosë për lirimin ose ekstradimin e tij në Serbi, shkruajne mediat franceze, transmeton Gazeta Express.

Haradinaj është arrestuar dje nga autoritetet franceze nën një urdhërarrest ndërkombëtar të bërë nga Serbia, me akuzën për krime të luftës.

Calvano ka thënë se ende nuk është caktuar gjykimi, mirëpo, gjykata sot do të vendosë nëse do e miratojë ekstradimin apo lirimin e tij.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, i quajti “pa ligjshme, të padrejtë dhe tendecioze” arrestimin e Haradinajt në Francë.