[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zëdhënësi i Trumpit: Qëllimi ynë është të mos ju rrejmë kurrë (Video)



Zëdhënësi i ri i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, mbajti të hënën konferencën e tij të parë zyrtare për shtyp, pasi të shtunën në mbrëmje dha njoftime të diskutueshme të shifrës për numrin e pjesëmarrësve në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump.

“Qëllimi ynë është të mos ju rrejmë kurrë”, ka thënë ai para gazetarëve të shumtë.

Sekretari i Shtypit tha se duke filluar që këtë javë, Shtëpia e Bardhë do të caktojë katër pozicione për lidhje me Skype në zyrën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, njofton VoA.

Ai tha se kjo synon që t’u krijohet mundësia për të shtruar pyetjet e tyre një numri më të madh mediash, që mund të mos kenë burimet e nevojshme për të punësuar një korrepondent në Uashington.

Administrata e re ka diskutuar për disa ndryshime të mundshme për operacionet me shtypin. Zoti Trump ka patur një marrëdhënie të vështirë, të shoqëruar me debate, me shtypin.

Zëdhënësi Spicer i doli në mbrojtje vendimit të zotit Trump për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja tregtare e Partneritetit të Trans-Paqësorit, TPP, ku përfshihen 12 vende.

Zëdhënësi tha se ky veprim synon të verë në zbatim synimin e Presidentit Trump “Amerika në plan të parë”, për të rikthyer aktivitetin prodhues dhe vendet e punës në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Sicer ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me politikat e administratës së re ndaj Rusisë, Kinës, dhe për tregtinë me vendet e tjera. Ai tha se shumë udhëheqës botërorë presin me kënaqësi të fillojnë bashkëpunimin me presidentin e ri amerikan.