Botapress, 27 Tetor – Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti i cili kishte akuzuar për vite me radhë partitë tjera për keqpërdorime me vota, në zgjedhjet e 17 tetorit po del se ka bërë vjedhje të votave kudo ku ka pasur kryesues të vendvotimeve.
Vetëm në një kuti votimi në Prishtinë, gjatë rinumërimit të votave në QNR u zbulua se Vetëvendosje ka vjedhur 38 vota për Arben Vitinë.
Këtë vjedhje të votave e kanë zbuluar stafi i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.
Kryesues i vendvotimit ku u zbulua kjo vjedhje ishte Naser Salihu nga Vetëvendosje.
Shtimi i 38 votave për VV-në në vetëm një kuti me 327 vota gjithsejt i bie se janë vjedhur mbi 10 përqind të votave pro VV vetëm në një vendvotim.
Nuk dihet ende nëse subjektet tjera politike janë ankuar për këtë vjedhje dhe nëse Prokuroria ka nisur hetimet ndaj përgjegjësit të këtij keqpërdorimi, Naser Salihu nga VV.