[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbulohet tamponi që mundëson seksin edhe gjatë ciklit menstrual (FOTO)



Më në fund lajmi i cili do t’i kënaqë edhe femrat edhe meshkujt. Është shpikur tamponi për marrëdhënie seksuale gjatë ciklit menstrual.

Kompania “The Flex Comapany” nga San Francisko ka shpikur tamponin i cili femrave u mundëson që edhe gjatë këtyre ditëve të kenë marrëdhënie intime pa pasur çrregullime.

Tamponi flex ka qëllim që çifteve t’u ndihmojë që pa probleme të jenë intimë në çdo ditë të muajit, transmeton Telegrafi.

Portrait of young woman with eyeglasses, screaming

Tamponi ka formën e diskut të lakuar, shërben për një përdorim, por mund të bartet deri në 12 orë.

Mbështetet për grykën e mitrës dujke krijuar barrierë të butë e cila bllokon rrjedhjen e gjakut menstrual.

Gjatë seksit asnjë partner nuk e ndien, mirëpo është me rëndësi të përmendet që ky tampon nuk paraqet kurrfarë forme kontracepsioni, përkatësisht ngjizja nën kushte të caktuara akoma është e mundshme, por gjithashtu edhe në bartjen e sëmundjeve seksuale.flex-feminine-product

Flex është aq i përshtatshëm sa që femrat na thonë që harrojnë që kanë menstruacione derisa e kanë të vendosur tamponin flex.

– Është tragjedi e madhe që njerëzit shmangin marrëdhëniet seksuale gjatë kohës së menstruacioneve, sepse kjo është pikërisht koha kur femrat më së shumti e dëshirojnë – ka thënë drejtoresha ekzekutive e kompanisë, Loreal Shuttle. /Telegrafi/