[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbulohet një rrjet spiunësh imamë xhamie në Gjermani



Në Gjermani është zbuluar një rrjet imamësh nga Turqia që po spiunonin për qeverinë turke aktivitetet e kundërshtarit të Erdoganit Lëvizjes Gylen. Sipas medias gjermane DW bën të ditur se imamët kanë spiunuar për Ankaranë 28 persona dhe 11 shoqata.

Mësohet se në lidhje me imamët spiunë ministria e brendshme e Gjermanisë ka marrë masa disiplinore dhe pritet të dëbohen në shtetin turk.

Më herët Erdogani e kishte deklaruar se do të fillonte ofensivën ndaj mbështetsëve të Gylenit, kudo që ata ndodheshin. Ai ka arrestuar mijëra anëtarë nga kjo organizatë përfshirë mesues, policë, profesorë, gjykatës, prokurorë e biznesmenë.