[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbulohet: Ja ku ishin Kadri Veseli e Isa Mustafa ditën kur tentoi të hynte treni rus në Kosovë!



Adrian Çollaku në emisionin “Rrokun Rol” në Rrokum TV ka thënë se ditën kur po tentonte të hynte treni ilegal serb dy nga udhëheqësit e vendit nuk qenë në “krye të detyrë”.

Sipas tij, Veseli ishte në bjeshkë e Isa Mustafa në ligjërata.

Çollaku, ka thënë se krejt zhvillimet që janë bërë deri tani po shihet se në mes të Veselit e Mustafës, po del se shefi është Thaçi.

Ai ka thënë se edhe takimi që ka ndodhë mes këtyre liderëve është më shumë për konsum politik.

Sipas tij, Thaçi është për të shkuar vendi në zgjedhje, por ka shtuar se zgjedhjet gjithmonë përmenden si opsion, duke thënë se megjithatë, ai është lider i paparashikueshëm.

“Arsya e parë për zgjedhje janë PDK dhe Gjykata Speciale”, ka thënë Çollaku, duke shtuar se kjo mundet me ndodhe kur të mbahen zgjedhjet lokale bashkë edhe me ato paralmentare.

Derisa për kthimin e Ramushit në Kosovë, ai ka thënë se ndikimi i tij krejt varet prej opinionit publik.