[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbulohet gjinia e fëmijës së Adelina Ismailit



Këngëtarja Adelina Ismaili pritet që të lindë djalë.

Këtë e kanë konfirmuar për Express burime shumë të afërta pranë këngëtares.

Lajmin për gjininë e bebes, Adelina e ka marrë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se çifti janë të lumtur për fëmijën e tyre të parë, derisa kërkojnë që gjatë këtyre muajve të respektohet në maksimum privacia e këngëtares.

Adelina është martuar me Val Krasniqin, një afarist shqiptarë në Zvicër.

Në këtë shtet këngëtarja edhe është duke jetuar, derisa po përpiqet që të hyjë edhe në tregun e huaj.

Këtë e kishte bërë në një bashkëpunim të fundit të saj me Faudel, një këngë që kishte pasur sukses të madh në Zvicër.

Ajo pritet që ti kthehet muzikës menjëherë pas lindjes.