[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbulohet e vërteta tronditëse për pronarin e butikut që donte të përdhunonte shitësen



Besim Lami rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, i dënuar dy herë për shfrytëzim prostitucioni. Hera e fundit që ai përfundoi në prangat e policisë e më pas vuajti edhe dënimin për disa vite ishte më 23 prill të vitit 2010, shkruan Panorama.

Thuajse 7 vjet më parë, ai u arrestua nga ocerët e Antitraqeve gjatë operacionit të koduar “Red Lights”, që u zhvillua gjatë natës në një hotel me 5 yje dhe mjaft të njohur në kryeqytet. Ai u arrestua bashkë me një mikun e vet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese. Policia deklaroi në atë kohë se të dy këta persona ishin dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, ndërsa vajzat që shfrytëzonin vinin nga një shtresë shoqërie e varfër dhe në këtë mënyrë josheshin nga djemtë e më pas ushtronin prostitucion.

Klientët e tyre ishin kryesisht shtetas të huaj që ushtrojnë funksione të ndryshme në Shqipëri, madje edhe pagesa që ata bënin për të kaluar një natë me secilën prej vajzave ishte e një klasi të lartë. Pagesa që paguanin klientët varionte nga 200 deri në 400 euro, në varësi edhe të hoteleve ku vajzat ushtronin prostitucion.

Bashkë me dy tutorët, policia arrestoi në äagrancë duke ushtruar prostitucion në një prej hoteleve luksoze të Tiranës, edhe vajzat me iniciale G.M., 24 vjeçe, O.C., 22 vjeçe dhe F.Ll., 23 vjeçe, të tria të dënuara edhe më parë për këtë vepër penale.