[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbulohet deputetja e VV-së që ka dalë kundër kodit telefonik të Kosovës, ajo është Aida Dërguti



Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në seancën e Kuvendit e akuzoi një deputet të Lëvizjes Vetëvendosje i cili i ka dërguar letër ITU’së që Kosovës të mos ia japi kodin telefonik. E ajo që i ka dërguar letër ITU’së po del të jetë deputetja e VV’së, Aida Dërguti.

Vet Dërguti, në seancën e Kuvendit ka pranuar se i ka dërguar letër këtij institucioni ndërkombëtarë.

“Ne jemi mësuar që ju të dezinformoni. Ajo që më citoni lidhur me letrën e dërguar në ITU, nuk qëndron. Nuk qëndron ajo se çfarë that ju lidhur me marrëveshjen e ITU’së”, ka thënë Dërguti.

Ndërkohë që Tahiri e ka akuzuar atë se e ka kerpqrdoriur pozitën e nënkryetarës së Kuvendit në momentin që e ka dërguar kërkesën në ITU.

“Unë nuk përmenda asnjë emër por ju vet u zbuluat. Zonja Dërguti në internet e gjeni, unë e kam, gjithkush mund ta gjejë në internet.  Aida e ke keqpërdor Kuvendin se ke nënshkruar si nënskrtyetaRE E Kuvendit. Keni shkelur rreeulloren zonja Dërguti.