[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbulohet arsyeja e mërzitjes së Melania-s gjatë ceremonisë se inaugurimit



Gjatë ceremonisë së inaugurimit të Donald Trump si President i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gruaja e tij Melania morri vëmendjen e të gjithëve pasi në disa momente ajo kishte një fytyrë tepër të mërzitur. Aq të mërzitur sa edhe kur qeshte, qeshte me një lloj sforcoje. Si fillim ajo kishte një buzëqeshje shndritëse në fytyrën e saj, por ajo buzëqeshje u largua në momentin që Presidenti Trump u kthye nga ajo, shkruan opinion.

Në disa pamje që qarkullojnë në rrjet, shihet se Donald Trump, kthehet nga pas për të përshëndetur të gjithë, në atë moment Melania, bashkëshortja e tij buzëqesh, por ai nuk e sheh fare atë, ai fokusohet vetëm te vajza e tij Ivanka Trump, e cila këtë e ka pritur kthimin e tij me një buzëqeshje.

Nëse i mbani sytë te Ivanka, do të kuptoni ndërkohë që Melania shikon burrin e saj, Ivanka është ajo që bën kontakt me sy me babain e saj, dhe shkëmben një shikim dhe fjalë me të. Kanë qenë përdoruesit e Twitter ata që kanë zbuluar të vërtetën. Sipas asaj që raportojnë mediat Trump u kthye të shikonte vajzën e tij dhe injoroi gruan.