[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbulohet arsyeja e arrestimit të vëllait të ish-ministrit Jabllanoviq



Marko Jabllanoviq, vëllai i ish ministrit Aleksandar Jabllanoviq është arrestuar sot në Serbi. Jabllanoviq është arrestuar në qytetin e Kralevës.

Burime të lajmi.net nga veriu i Kosovës bëjnë të ditur se ai është kapur me drogë.

Marko Jabllanoviq, i lindur në vitin 1983, është i njohur me nofkën “Egërsira”.

Vëllai i tij, Aleksandar Jabllanoviq, ish ministër i Kthimit dhe Komuniteteve, ishte shkarkuar nga kryeministri Isa Mustafa, pas fyerjes së nënave shqiptare.