[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbulohen skemat e pastrimit të parave, kapet krimineli shqiptar me 3.5 mln eurove



Tetë persona kanë dalë këtë të hënë para gjykatës franceze në Périgueux, mes të cilëve edhe Ylber Cenaj, djali i Zenepe Cenajt nga Shkodra, e bërë e njohur pas një hetimi të Prokurorisë për Krimet e Rënda, lidhur me ‘pastrimin’ e 3.5 milionë lekëve të reja.
Të pandehurit akuzohen për trafikim të një sasie të madhe droge dhe vjedhje të shumta në Dordogne.

Akuza
Për 34-vjeçarin Ylber Cenaj, prokuroria franceze ka kërkuar një dëmin me të paktën 6 vite burg si dhe dëbimin nga territori francez. Të paktën 6 vite pas hekurave ka kërkuar organi i akuzës edhe për 30-vjeçarin Emanuel Benamer. Për shqiptarin tjetër, Elion Berdeli, kërkesa është gjashtë vjet burg, dhe ndalimin e qëndrimit në Dordogne për 10 vjet. Tre vite burgim është kërkuar për Loïc Bonnat. 6 muaj dënim me kusht për Aurélien Mehdin.
Për Jennifer Savignac, partneren e Cenajt, prokuroria ka kërkuar 4 vite burgim, po qa edhe për 24-vjeçarin Skiqiprim Gashi. Gjithashtu, për të gjithë është kërkuar konfiskimi i pasurisë.

Hetimi në Shqipëri
Sipas një hetimi të Prokurorisë për Krimet e Rënda, rezultatet e të cilit u bënë publike në Maj 2015, Zenepe Cenaj nga Shkodra ka tentuar të ‘pastrojë’ plot 3.5 milionë lekë të reja, duke i investuar në bono thesari.
Para këto të përfituara nga aktivitet i paligjshëm i djalit të saj Ylber Cenaj, i arrestuar në Francë.
Sipas prokurorisë: Në vitin 2011, Ylber Cenaj ka dërguar në Shqipëri një sasi parash, të cilat janë investuar nga e ëma e tij në bono thesari pranë Bankës së Shqipërisë. Nga hetimi i kryer prej Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se shtetasja Zenepe Cenaj nuk ka pasur asnjë mundësi reale që të krijojë të ardhura. Për këtë arsye, Prokuroria ka krijuar bindjen e plotë se paratë e investuara prej saj kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e të birit, shtetasit Ylber Cenaj.