[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbardhet një detaj tjetër: Ja çfarë plani kishte ROSU nëse treni do të vinte në Kosovë



Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka zbuluar se Policia e Kosovës ishte e gatshme t’i shkojë deri në fund operacionit për ndalimin e trenit nga Serbia.

“Presidenti e Kryeministri në mënyrë eksplicite kanë kërkuar nga ekspertët e sigurisë së çfarë duhet të bëhet që të ndalet treni. Mbi 200 policë nuk i dërgon për të mos shkuar deri në fund, dhe atë forcën elite të shtetit. Po ashtu, kemi pasur edhe planin tjetër”, ka thënë ai në “Rubikon” të KTV’së.

Hyseni ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë e gatshme që edhe me mjete të dhunshme të ndalojë trenin.

“Të arrestohen të gjithë ata që kanë hyrë në mënyrë jo të ligjshme në Kosovë dhe të konfiskohet ai tren”, ka thënë ministri Hyseni.