Zbardhet dëshmia e çekëve që u kapën në tunelin e uzinës së Poliçanit: Ngatërruam rrugën dhe…

Detaje të tjera janë zbardhur rreth 4 çekëve të arrestuar sot në Poliçan, për shkak të veprimeve të dyshimta pasi po fotografonin uzinën e armatimeve në këtë qytet.

Fjalët e para që kanë thënë dy çekët që u kapën në tunel, ishin me justifikimin se kishin humbur rrugën.

“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur dy shtetasit me pasaporta çeke, transmeton BË.

LEXO EDHE KETE

E fundit: Ripërsëritet ngjarja e Gramshit? Kapen dy të huaj, fotografuan uzinën e armëve në Poliçan

Ndërkohë pas kontrolleve u ndaluan dhe dy bashkëjetueset e tyre.

Mësohet se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë brenda tunelit të armatimeve ku kishte kundërajror, ndërsa u kapën pasi u konstatua se një prej dyerve ishte shkallmuar./Botapress.info/

ngjashme