Ngjarja e fundit, e nje sulmi seksual nga dy djem ku njeri po kryente aktin dhe tjetri po e incizonte, eshte sinjalizues i fuqishem, qe edukimi shendetesor dhe seksual, duhet te jete prioritet i institucioneve arsimore dhe vendimarrese.
Femijet tane keqedukohen nga shoqeria sa i perket kesaj fushe. Djemte rriten me mesime per te qene dhunues, dhe vajzat per te qene te nenshtruara. Ne formimin e ketyre femijeve, ndikojne shume edhe faqet pornografike, videot e ndryshme ne Internet, ne te cilat mund te kene qasje lehtesisht.
Moskomunikimi adekuat i prinderve me femije, qe mbjelle frike te keta te fundit, eshte njeri nga faktoret, qe con deri te akte te tilla.
Prandaj, edukimi shendetesor dhe seksual eshte i domosdoshem, per permiresimin e gjendjes. Eshte hapi i pare qe duhet te ndermerret, per te vazhduar me te tjeret pastaj.
P.s ne edukimin shendetesor dhe seksual, duhet te perfshihen edhe mesuesit dhe prinderit, ne nje program te pershtatshem.