[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zaimina me vajzë të saj?! (Foto)



Këngëtarja Zaimina Vasjari që së fundmi ka shijuar jetën më shumë se asnjëherë tjetër, fundjavën e ka kaluar në një tjetër nivel.

Ndryshe nga daljet e shpeshta në klube të natës, pushimet e ‘çmendura’ me shoqe dhe të ngjajshme, e Shtuna atë e ka gjetur më familjare.
Zaimina ka vendosur të kalojë vikendin nën shoqërinë e mikeshës së saj të ngushtë, Rezarta Shkurtës dhe vajzës Hera.

Një fotografi me këtë të fundit ajo e ka ndarë në rrjetin social Instagram, ku të bijës së Rezit dhe Ermal Hoxhës i referohet si vajzë e saj.

Dashuria për princeshën Hera duket se nuk po mungon as nga Zaimina që mban në prehër bukuroshen e vogël.