[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zafir Berisha: Pushtetarët në Prizren po ju besojn edhe rrenave që i bëjn vetë!



Botapress, 3 Shkurt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha përmes Facebook-ut ka përqeshur pushtetarët e Prizrenit, pasi sipas tij nga gënjeshtrat e mëdha që po i bën pushteti në Prizren tani po i’u beson edhe rrenave të veta, shkruan Botapress.

Berisha thotë që nga ky pushtet premtoj “Pishina Olimpike” në Zhur por zhurjanët nuk kanë as ujë të pijës. /Botapress.info

 

Ky është postimi i plotë i Zafir Berishës:

 

Pushtetarët në Prizren po ju besojn edhe rrenave që i bëjn vetë!!!
Sa qesharake aq edhe ironike!
Kthehen gënjeshtrat dhe mashtrimet e vjetra në Prizren…
Për shum vite prizrenasit u mashtruan me premtimin për ,,Statium Evropian,, ndërasa Prizreni mbeti edhe pa fushë futbolli tash e sa vite!!!
Pa fije turpi, në filimin e këti viti zgjedhor të njejtit mashtrues bëjn premtime për ,,Pishina Olimpike,, duke mos pas iden se cka jan duke premtu i thojn ,,Bazen Olimpik,, në Zhur, kur zhurjanet tash e 18 vite pas luftës nuk kan ujë të pijes…
Këta tipa që në fillim të këtij viti të prekur nga panika e humbjes së sigurt në zgjedhjet që po vijn, e kan humbë rrugën në oborrë dhe nuk po din më edhe cka me gënjyer/rrejtë/ ….
Këta legena në Zhur ka 8 vite nuk e kan përfundu Shtëpin Kulturës tash dojn me i fresku zhurjanët me pishina, a me qeshë a me qajtë me këto marrzira!?
Popullore ,,kadal Beg se ka endekë,,
Zafa