[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zafir Berisha: Dorëheqja e Selimajt nga AKI nuk është e rastësishme



Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, është shprehur se dorëheqja nga posti i shefit të AKI-së, Agron Seimajt, siç ka thënë ai në këtë moment delikat për sigurinë e vendit, nuk është e rastësishme.

“Fronti nuk lëshohet lehtë në fazën vendimtare të fatit të tij. Largimi nga një institucion i rëndësisë së veçantë të sigurisë, jo-gatishmëria e deputetëve të mazhorancës që me mbeshtet iniciativën e sotme për debat parlamentar për mundësinë e ndryshimit të misionit të FSK është tregues jo i mirë për fatin dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit”, ka shkruar Berisha, në profilin e tij në Facebook.

“Familje kem të gjithë, por kur s’ki atdhe të sigurt edhe familjes nuk mundesh me ju përkushtu”, ka thënë tutje ai duke arsyetuar kësisoj arsyetimin e Selimajt për dorëheqje nga posti i AKI-së.