[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zaevi dhe Ahmeti e kanë ditur se do ketë incidente? Pse nuk i treguan Selës dhe BESËS? (VIDEO)



Lideri i LSDM-së dje në konferencë për media, ka treguar pse lideri i BDI’së, Ali Ahmeti, me arsyen se nuk ishte prezent në Kuvend, duke thënë se mosprania e Ali Ahmetit në seancën parlamentare është bërë me shkas nga vetë koalicioni, sepse sips tij, plani i dhunës i VMRO’së ka qenë mirë i kordinuar dhe cak do të ishte edhe Ali Ahmeti.

 

Ndrësa, mësohet se Ziadin Sela dhe Lëvizja BESA nuk kanë qenë të informuar për dhunën e mundshme në Kuvend, derisa është enigmatike se nëse Zaev dhe Ahmeti e kanë patur të ditur se do të ushtrohet dhunë në Kuvend, pse për këtë nuk i kanë njoftuar edhe kolegët e partive tjera parlamentare?

 

Depueti i BDI-së, Artan Grubi mbrëmë kishte se Ali Ahmeti nuk ka qenë në Kuvend në momentin kur u shpall Talat Xhaferi kryeparamtar, sipas tij, BDI ka pasur informacione nga shërbimet e vendeve mike dhe shërbimet e Maqedonisë se po të kishte qenë Ahmeti do të kishte ndodhur edhe më e keqja.

Grubi thotë se ka pasur njerëz që kanë dashur Ali Ahmetin ta sulmojnë ashpër.

https://web.facebook.com/Almakos1/videos/1652434854797360/