Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka komentuar marrëveshjen për targat të arritur mbrëmë në Bruksel.
Sipas tij, diskutimet për planin franko-gjerman, që raportohet të jenë pasuese të marrëveshjes gjegjëse, nuk do të jenë të lehta.
Tutje, analisti Ymeri shtoi se insistimi për të intensifikuar dialogun ka ardhur kryesisht nga perëndimi.
“Diskutimet për planin franko gjerman nuk kanë për të qenë të lehta. Edhe pala serbe do të ketë vërejtje për këtë plan. Insistimi për të intensifikuar dialogun ka ardhur kryesisht nga perëndimi. Teksti që është dakorduar dje ka disa pika pozitive për Kosovën. Një fjali thotë që marrëveshjet e së kaluarës do të zbatohen. Tash po duket se Zajednica po kalon”, tha Visar Ymeri në A2 CNN.