[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Yjet që ia morën njëra – tjetrës të dashurit (Foto)



Edhe në mesin e të famshmëve mund të ekzistojë miqësi edhe e atillë që as dashnorët e përbashkët nuk mund ta rrënojnë atë. Ne ju prezantojmë disa nga yjet e shoubiznesit, që kanë pasur dashnorë të njëjtë.

Kate Hudson dhe Cameron Diaz janë mikesha tashmë disa vite. Në vitin 2009 Kate ishte në romancë me lojtarin e bejsbollit Alex Rodriguez, ndërsa një vit më vonë me sportistin kishte filluar romancën edhe Cameron Diaz. Para Alex-it, as njëra dhe as tjetra nuk kanë mundur t’i rezistojnë këngëtarit Justin Timberlake. Vetëm disa muaj pasi Diaz më 2007 ishte ndarë me Justinin, lidhjen me të e ka filluar Kate. Por ky fakt nuk e ka rrënuar miqësinë e tyre, prandaj Cameron më 2-3 kishte deklaruar se Kate është një mike e saj e madhe.

Miley Cyrus dhe Selena Gomez kanë shije të njëjtë për meshkuj. Biondina problematike më 2006-n është argëtuar me këngëtarin Nick Jones, ndërsa katër vite më vonë ai është bërë i dashuri i Selenës. Miqësia mes dy bukurosheve zgjat tashmë disa vite, ndërsa është interesant se si Miley, ashtu edhe Selena në këngët e tyre kanë kënduar për trekëndëshin e dashurisë. Mikeshat e ngushta Jennifer Aniston dhe Courteney Cox, mes tjerash i lidh edhe një mashkull, Adam Duric. Para 20 vitesh, mediet kanë shkruar se Jennifer është në romancë me muzikantin, edhe pse kjo deri vonë kishte mohuar se ka bërë seks me të. Dy vite më vonë ishte Courteney ajo që kishte filluar argëtimin me të, pas paraqitjes në videospotin e këngës së tij “A Long December”.

Këngëtaret Taylor Swift dhe Katy Perry janë argëtuar me këngëtarin John Mayer. Në vitin 2009, Taylor ishte në lidhje intime me këngëtarin problematik, ndërsa nga viti 2012 e deri më 2014, radha i kishte ardhur Katy-it. Por pavarësisht kësaj, ato vazhdojnë të jenë shoqe të mira.