[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Xhevat Berisha: Kanuni i Hashimit, ma i fort se i Lekë Dugagjinit



Muji  Janar  ka qenë gjithmonë  i pa mshirshëm për shqiptarëtr, sepse në Janar kemi humbur figurat ma të shquara kombtare!

Por kët vit  për fat të mir na ka  kursyer nga humbjet e tilla.
Tani si dukët ky muaj ka ndryshu karrshi nesh, duke na befasuar, friguar, dhe duke na bërë për t’qeshur, edhe pse ndonjëhere pi zorit.
Për shembull na ka befasuar Franca e cila e ka ndaluar Ramush Haradinajn me kërkesen e Serbies dhe Malit të Zi (edhe pse kjo bashkësi ka vite që nuk ekziston)
Na ka befasuar muri i Mitrovicës i cili piku si pi qiellit! bile Edita Tahirin e zuri n’gjum! Poashtu na ka friguar shum ardhja e Trampit në krye të Amerikës, po presim…
Na ka trazu treni i larëm i Rusies i cili u nis drejtë Kosovës për t’cilin përveq propagandës anti-shqiptare, nuk e dinim se qfar kishte brenda.
Na kanë befasur deklaratat e Hashim Thaqit i cili i anashkaloi dhe minimizoi të gjitha institucionet kompetente, dhe tha se unë i dola trenit në pritë!
Budallakiën dhe paftyrsien ma të madhe e tregoi ni far Bajram Hoti (ish msiti i Hashimit), i cili krijoi ni fond për FSK, sigurisht që i kishë mbetë ëmbel fondi vendlindja thrret, por ky matrapez i cili e coptoi fotografien e Dr.Rugovës në kuvend, nuk besoi që guxim me ju shku shqiptarve te dera me at surrat.
Befasia ma e madhe në janar i ka ndodh Isa Mustafës kur e pa se Hashimi përveq që e “kuptojke” n’tërsi zonjen Mogherini, e kish “mësu” edhe serbishtën përfekt si anglishtën, sepse me Nikpliqinveq serrbisht!
Qudia e rradhës erdhi nga Regjep Qosja i cili po deshiron me na nda, edhe me prish vllaznim bashkimin pë t’cilin ka dhanë kontribut shum të madh…
Megjithat ka pasur momente që na kanë bërë për të qeshur, nganjihere edhe pi zorit !
Sarkazma ma e madhe e janarit ishte kur Hashim ja kaloi edhe Lekë Dugagjinit sepse më nuk bëhet be me 24 pleq po me 124 !
Gjërat ma qesharake gjatë këti muaji kanë qenë kur Baton Haxhiu në ni debat shpalosi patriotizmin e që befasoi edhe patriotet ma te mdhej të kombit !
Pasi jemi te gazetarët nuk mundem pa e përmend edhe Bajrush Morinen i cili është kogja i pa-dëgjueshëm, por i cili ka „ndryshuar“; Sepse as boreën më nuk e largon nga oborri pa ja dhanë urdhrin Hashim presidenti.
Sarkazmat e rradhës ishin kur serbet thanë se presidenti Tramp kishte “deklaruar” se serbet janë populli ma i shkëlqyeshëm! Kurse shqiptarët than se Tramp  i  kishte preferuar Vlora Çitakut që t’vishet ndryshe, e cila menjihere e ka ndryshu stilin e gardërobës…
Të gjitha këto, po ja bëjmë hallall këti muaji i cili për kundër turbulencave të ndryshme, nuk u tregua i ashpër me neve qysh e ka zakon…