[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Xhevat Berisha: Jemi bërë si qurat



Është rrezik që si popull të shëndrrohemi n‘ “qura“! Edhe budalla kur fishkllonë  qurat e nisin “muhabetin”

Ne si popull i dale nga lufta me plagë të shumta, me ekonomi të shkatrruar nga regjimi  serbosllav dhe i nepërkambur nga politikanet tanë që u kthyen nga Bllaca dhe nga hotelet e Tiranes, e që me ni shpejtësi të pakrahasuar ju versulën asaj pak pasurije që i kishte shpëtuar plaqkitjes dhe zjarrit të armikut  tanë shekullor!

 

 

 

Këto figura politike tani miljoner, që nga shpallja e pavarsiës kanë lozur me popullin si maca me mi! Politikan të tillë as një muaj nuk dot mund të mund t‘qëndronin në pushtet aty ku ka civilizim  t’mirfillt, edhe ku populli nuk gërvallet si qurat. Pikrisht populli ësht fajtor; që i stimulon këto „ftyra“ me votën e tyre edhe pse qe dhjet vite janë shantazhuar, janë gënjyer dhe janë poshtruar në qdo pikpamje. Pas zgjedhjeve të fundit gjasht muaj na mbajten „vjerr“ me shpresë se po i dërgojm plaqkitësit e PDK-së në opozitë, fatkeqsisht nuk ndodhi ! Qe nji vit e ma tepër jemi marrë me Demarkacionin fjalë kjo deri dje e panjohur, e që tani edhe fëmia e kanë msuar domethënjen e saj, poashtu hudhja e lotsjellësit në kuvend për nji kohë ishte top-lajm i kronikave të zeza në mediat nderkombtare ! Sa here që Sërbia vendos ta shqetsoi Kosovën merr ndonjë veprim, dhe ne merremi me tema te tilla për ni periudhë siq ishin treni, muri, Ramushi dhe tema identike; Dhe ne qdo gjë tjetër lamë anash e ulëruam si qurat deri sa i konvenoi regjimit të Vuqiqit !

Veprimet e tilla që vinë nga Sërbia nuk banë që t’na befasojnë, sepse ajo kto veprime i kapitalizon në favor dhe në interes të shtetit të vet, por është për tu shqetsuar  se veprime të ngjajshme po bëjnë edhe krerët e politikës kosovare për ta kapitalizuar paftyrsin që e kanë krijuar n’kurriz të popullit. Si shembull shum i keq ishte rasti kur presidenti Thaqi nisi iniciativen për formimin e ushtries pa konsultime me as ni institiucion apo faktor të randësishëm si vendor ashtu edhe nderkombtar! Avantura e tillë i ngjante ati prmtimit famoz të Thaqit kur para shtat/tetë vitesh thoshte se liberalizimi  i vizave ndodh ma s’largu pas pesmbdhjet muajve ! Edhe ky e arriti qëllimin duke ju fishklluar popullit si qurave e që ni pjesë i duartrokasin ende edhe pse as ni premtim nuk e ka përmbushur, se për premtimin e dorëheqjes as që do bëhet fjalë. Tani ni numër i politikanve janë aq të pa moralshë sa që popullit të lodhur i thonë po që se ratifikohet marrveshja me malin e zi, vizat hiqen. Si ësht e mundur që t’ipet (nese ipet) teritor në këmbim të vizave !

 

 

Nese komisioni Kosovar ka bërë shkelje, duhë të përballet me drejtësi, e nese jo demarkacioni duhet të ndodh, por jo për hatër të vizave me falë teritor! Qfar pret populli nga liberalizimi i vizave? A pak janë duke hikur nga Kosova me viza pune a? Pse janë shëndrru n’mit vizat sikur mitet serbe, A do të ndodh ndonjë mrekulli pas liberalizimit të vizave ! Jo nuk do t’ndodh asgjë e veqant, ashtu siq nuk ndodhi as kur Shqipëris ju liberalizuan vizat, përveq se para dy viteve fal politikës së Edvin Kristaq Ramës u mbushën kampet me rrefugjat shqiptar të cilet nga kushtet e mjerueshme nepër kampe u detyruan të kthehën me duar n’gjepa nga kishin ardhur ! Vizat nuk janë shpëtimi, mos u besoni politikanve të cilët  na kanë rrejtë sa here që e kanë qelë gojën, duke manipuluar me shtresat ma të varfura të popullatës sonë. Ka ardhur koha t’mos shushuritemi si qurat kur t’na fishkllojnë rrencat…Pasi që nuk kemi guximin ti hudhim në kontinjera t’mbeturinave, bile mos ti votojm.