70′ Ashtu siç kemi paralajmëruar se Xherdan Shaqiri është rreziku më i madh, në fakt kjo është realitet. 68′ Xherdan Shaqiri barazon. Ai nga rreth 8-9 metra me gjuajtje të saktë e në këndin e djathtë, pak topi prek shtyllën dhe futet në rrjetë.
65′ Zvicra po lufton deri në pikën e fundit. Zuber në pozitë ideale megjithatë portieri Simon shpëton portën e tij.
61′ Lojë e mirë nga të dyja palët.
59′ Zvicra po e kërkon me ngulm golin.
56′ Spanja me fat të madh, Zakaria godet me kokë dhe për disa centimetra topi shkon jashtë shtyllës së djathtë pingule të Spanjës.
52′ Xherdan Shaqiri tentojë nga korneri të befasojë portierin spanjoll, por topi godet rrjetën e jashtme të majtë.
50′ Morata mjaft i lëvizshëm dhe i rrezikshëm për Zvicrën.
48′ Spanja ka posedimin e topit.
47’ Zvicra pritet të jetë më energjike në pjesën e dytë, e cila e kërkon golin e barazimit.
Zvicra – Spanja 0:1
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Shënues: Zakaria (8’-autogol).
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo (Vargas 23’) dhe Seferoviç.
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke, Busquets, Pedri, Sarabia (Olmo 46’), Morata dhe Ferran Torres.
46′ Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë, Zvicra – Spanja 0:1!
Në minutën e 8-të, Jordi Alba gjuan nga rreth 19-20 metra dhe topi devijohet nga Zakaria, duke shënuar autogol, 0:1 për Spanjën.
Zvicra ka pasur dy gjysmë raste në periudhën e parë të lojës, Akanj në minutën e 34-të, por me kokë gjuan mbi portë.
Në minutën e 39-të, kapiteni Xherdan Shaqiri harkoi për mrekulli nga rivënia e këndit, por Widmer me kokë u tregua i pasaktë, gjuan larg mbi portë.
Pjesa e parë ishte tepër taktizuese, Spanja nuk ka pasur ndonjë rast me përjashtim të atij autogolit fatkeq për Zvicrën. Në minutën e 23-të, Embolo u largua nga fusha për shkak të një lëndimit dhe në vend të tij u inkuadrua Vargas.
Zvicrës i mungon Granit Xhaka dhe mungesa e tij po vërehet shumë
Zvicra – Spanja 0:1
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Shënues: Zakaria (8’-autogol).
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo (Vargas 23’) dhe Seferoviç.
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke, Busquets, Pedri, Sarabia, Morata dhe Ferran Torres.
44′ Zvicra po lufton me mish e më shpirt.
41′ Zvicra po luan më mirë.
39′ Shaqiri harkon nga rivënia e këndit por Widmer me kokë godet larg mbi portë.
38′ Spanja përveç që ka iniciativën nuk ka pasur ndonjë rast dhe atij golit që bie në fillim të ndeshjes.
35′ Zvicra rrit ritmin e lojë, Shaqiri mjaft i mirë.
34′ Akanji godet me kokë por për fat të Spanjës topi shkon mbi portë.
33′ Kapiteni Shaqiri po has në vështirësi me mbrojtjen e Spanjës.
30′ Lojë me ritëm, Zvicra po bën orvatje të vijë deri të rasti.
27′ Spanja është në epërsi me 0:1.
25′ Spanja shumë e mirë.
23’ Embolo lëndohet dhe largohet nga fusha, një hendikep i madh për Zvicrën.
Zvicra – Spanja 0:1
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Shënues: Zakaria (8’-autogol).
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo (Vargas 23’) dhe Seferoviç.
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke, Busquets, Pedri, Sarabia, Morata dhe Ferran Torres.
21′ Zvicra në presion të Spanjës.
19′ Korneri i parë për Zvicrën.
17′ Koke gjuan nga gjuajtja e lirë por mbi portën e Zvicrës.
14′ Shaqiri me shokë po orvaten të sulmojnë.
12′ Lojë e mirë, por Zvicra beson e shpreson se do të barazojë.
10′ Zvicra në presion.
8′ Spanja avancon me 0:1. Jordi Alba nga rreth 18-19 metra shënon në këndin e poshtëm të majtë, por pak me ndihmën e Zakarias që e devijoj topin
7′ Zvicra po duket e rrezikshme me kapitenin Shaqiri.
6′ Zvicra ka mungesë Granit Xhakën.
4′ Shaqiri po tregon se mund të jetë i rrezikshëm.
2′ Atmosferë e zjarrtë në St. Petersburg.
1′ Fillon sfida e madhe, Shaqiri me shokë kërkojnë mrekullinë.
Futbollistët dalin në fushë.
Po vijnë minutat drithërues.
Zvicra kundër Spanjës, luftë për një vend në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me Zvicrën, synojnë të rrëzojnë Spanjën.
Shaqiri është kapiten i Zvicrës, pasi që mungon Granit Xhaka për shkak të dy kartonëve të verdhë.
Zvicra – Spanja
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo dhe Seferoviç.
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke, Busquets, Pedri, Sarabia, Morata dhe Ferran Torres./Botapress/