[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Xhavit Haliti për gjykatësin që e dënoi : Hajde gjykatës Kalludra hajde!



Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarit Beqir Kalludra, i cili sot ka njoftuar se e ka dënuar atë me 200 euro gjobë pasi nuk ishte prezent në seancën gjyqësore ndaj Albin Kurtit, për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës, në cilësinë e dëshmitarit.

Haliti ka thënë se nuk është njoftuar se është dëshmitar në këtë rast të Kurtit, kështu tani duke kërkuar që gjyqtari Kalludra t’i kërkojë falje.

 

 

Pos nënkryetarit Haliti, me 200 euro gjobë është dënuar edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj. Kjo pasi të gjithë janë dëshmitarë në këtë proces gjyqësor dhe kanë munguar./Botapress/.