[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Xhavit Haliti: Nuk kisha informacione se kur do të mbahej seanca për presidentin



Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për mungesën e tij në seancën për votimin e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës.

Haliti në Info Magazine ka thënë se nuk ishte i informuar nga Kuvendi i Kosovës se do të kishte seancë për votimin e presidentit të vendit më 4 prill.

“Përveç rregullave që i përcakton ligji dhe Kushtetua, gjithkush e ka jetën e vet, mënyrën e vet të jetesës dhe i ka të përcaktuara rregullat e veta. Unë jam deklaruar publikisht sa i përket punës së kuorumit, nuk kam pasë asnjë obligim, as për të qëndruar në Kosovë, por edhe as për t’u kthyer në Kosovë nga Pogradeci”.