• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Xhandarët serbë vazhdojnë të hyjnë në këtë fshat të Kosovës

nga Bota Press
7 Gusht, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Fshati Karaçevë i Kamenicës në brezin kufitar me Serbinë po vazhdon të ballafaqohet frikën nga xhandarët serbë.

21 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, banorët e fshatit Karaçevë të komunës së Kamenicës po vazhdojnë të rrezikohen nga xhandarmëria serbe.

Netët e qytetarëve të këtij vendi tashmë janë shëndrruar në ankth, pasi shumë shpesh ata ballafaqohen me problemin për të mbrojtur tokat e tyre.

Kryetari i bashkësisë lokale dhe përfaqësuesi i banorëve të Karaçevës, Selver Lenjani është shprehur i  shqetësuar se fshatrat e brezit kufitar të këtij vendi do të mbesin jashtë territorit të Kosovës, pas hyrjes se herë-pas-hershme të xhandarmërisë serbe aty.

Ai u shpreh se edhe pse që 21 vite çdo institucion i Republikës së Kosovës është informuar për këtë problem, askush nuk është marrur me këtë çështje, sa që i gjithë fati ka mbetur nën mëshirën e qytetarëve të këtyre fshatrave.

Lenjani thotë se hyrja e xhandarëve brenda territorit të Kosovës nuk është ndalur as kohëve të fundit.

“Që 21 vite çdo institucion e kemi lajmëruar për këtë problem, askush nuk është marrë me çështje, po kam frikë që e gjithë fati ka mbetur në mëshirën e banorëve të Karaçevës. Kam mbajtur edhe një takim me Kryetarin e Kuvendit të  Kosovës, Glauk Konjufca, i kam kërkuar të pranojë një delegacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që të merret një vendim i prerë dhe të merren me çështjen e brezit kufitar, kam frikën që fshatrat e këtij brezi do të mbeten jashtë territorit të Kosovës, ata vazhdimisht hyjnë brenda territorit”, tha ai.

Lenjani i ka kërkuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit por edhe kryeministrit, Albin Kurti, që urgjentisht të kërkojnë nga Brukseli të mbrohet territori dhe sovraniteti territorial dhe të mbrohen tokat e Karaçevës, pasi hyrja e çfarëdo xhandarmërie që shkelë qetësinë e banorëve është e ndaluar sipas tij.

“Kërkoj urgjentisht prej presidentes, Vjosa Osmni, po edhe prej kryeministrit, Albin Kurti, që të dërgojë lutje në Bruksel dhe të kërkojë që të mbrohen brezi kufitar dhe sovraniteti territorial dhe të mbrohen tokat tona, në asnjë mënyrë nuk guxojnë të shkelin në tokat tona dhe të shqetësojnë qytetarët duke i’u krijuar probleme”, shtoi ndër të tjera ai.

Kujtojmë se Karaçeva është zonë neutrale dhe e vetmja forcë që i lejohet të hyjë në atë zonë është KFOR-i, dhe se hyrja e xhandarmërisë serbe në këtë zonë nga banorët tash e disa herë është konsideruar  provokim direkt.

Tags: Xhandarët serbë

Të ngjashme

Aktuale

Nxehen gjakrat me notë proteste Shkup-Sofje: Maqedonia është Bullgari

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Shtëpi, toka e vetura të shtrenjta: Zyrtarit të LVV-së që ka mbi 1 milionë dollarë nëpër banka

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, s’ka më ndalesa në vikende

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Prindon “supermeni” me rrogë më të madhe se të presidentes: Mbi 3 mijë euro në muaj

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Lajme fantastike nga Kampionati Ballkanik – të dy ekipet e Kosovës fitojnë ndeshjet
  • Neviana Shehi: E tashmja reale, si pengesë!
  • Halimi: Mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin
  • Florim Zeqa: Dorëzimi i Albin Kurtit!
  • Rusia nis një seri sulmesh mbi Ukrainën, lëshon 40 raketa

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.