Granit Xhaka nuk mund të arrijë asnjëherë në nivelin e Santi Cazorlas e Jack Wilshere, kështu mendojnë analistët e faqes “Squawka”.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, në ndeshjet e fundit është shndërruar në titullar të padiskutueshëm, kjo për shkak edhe të mungesës së disa lojtarëve, veçohet ajo e spanjollit Cazorla.
Shqiptari po regjistron statistika të mira në ndeshjet e fundit, por për analistët e faqes “Squawka”, ai nuk do të arrijë asnjëherë nivelin e Cazorlas e Wilshere, ky i fundit është i huazuar te bournemouth.
“Granit Xhaka mund të bëhet si Arteta, por asnjëherë si Cazorla apo Wilshere”, kështu mendojnë analistët e “Squawka”.
Xhaka ka bërë 23 paraqitje për Arsenalin deri më tani ën gjitha garat, duke shënuar tre gola.