[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Xhafer Gashi mes zyrtarësh që shkuan ta urojnë Ramiz Lladrovcin (FOTO)



Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci në ditën e parë të punës për vitin 2017, në zyre ka pritur shumë mysafirë për ta uruar për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës.

Fillimisht, në zyre ka pritur kryetarin e Komunë së Obiliqit, Xhafer Gashi i cili ishte i shoqëruar me stafin e tij, njofton Komuna e Drenasit, transmeton Klan Kosova.

Kryetari Gashi ka uruar homologun e tij të posazgjedhur duke i dëshiruar punë të mbarë dhe me suksese për të mirën e qytetarëve të Drenasit.

Më pas Lladrovci ka pritur edhe veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, z. Imri Ilazi nga Ferizaj i cili ishte i shoqëruar nga Izet Ibrahimi dhe të tjerët.

Pastaj në zyrën e Lladrovcit ka shkuar për urim edhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i cili ishte i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Skenderajt dhe drejtor të drejtorive komunale.

E kryetari i ri i ka falënderuar të gjithë mysafirët për urimin dhe vizitën që i bën këtë të mërkurë.
lladrovci1
lladrovci2