[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Xavi: Ky lojtar është pasardhësi im (Foto)



Legjenda e Barcelonës, Xavi parasheh mesfushorin e Tottenhamit , Dele Alli si pasardhës i tij.

Xavi ka një karrierë të shkëlqyer me Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës, ndërsa llogaritet si një prej mesfushorëve më të mirë në botë, transmeton IndeksOnline

Ai në një intervistë për “Mirror”, ka thënë se ka shumë talent, por nga Alli i Tottenhamit pret shumë.

“Ka disa talent premtues në Angli. Por Dele Alli është shumë i veçantë dhe i padiskutueshëm. Ai është një talent, një teknik i mirë. Unë shpresoj se ai mund të jetë një Paul Gascoigne, pasi ai ishte një prej mesfushorëve më frymëzues”, ka thënë Alli

Mesfushori i kombëtares angleze ka zhvilluar 27 paraqitje zyrtare këtë sezon dhe ka shënuar njëmbëdhjetë gola, ndërsa kontrata e tij skadon në 2022-ën./