[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Wizz Air fillon linjën e re me çmim të ulët nga Prishtina në Aeroportin Luton, Londër  



Budapest, 16 Shkurt: Wizz Air, kompania më e madhe ajrore me çmime të ulëta në Evropën Qendrore dhe Lindore, njoftoi sot fillimin e linjës së re ajrore nga Prishtina për Londër, respektivisht aeroportin Luton. Duke filluar nga data 24 Qershor, shërbimi do të operohet dy herë në javë, të Marteve dhe Shtunave. Udhëtarët që planifikojnë pushimet e tyre ose një largim për fundjavë në këtë destinacion drithërues, tashmë mund të bëjnë rezervimet e biletave të tyre në faqen e internetit wizzair.com me një çmim prej vetëm €39.99*/£34.99*.

Linja me çmim të ulët do të jetë një zgjedhje e mrekullueshme për të vizituar Londrën si për udhëtarët që duan të kalojnë kohën e lirë ashtu dhe për udhëtarët e biznesit, dhe për të nxitur turizmin në të dy drejtimet duke krijuar lidhje të rëndësishme për marrëdhëniet tregtare dhe biznesore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Duke demonstruar përkushtimin e saj ndaj klientëve nga Kosova, Wizz Air në mënyrë të vazhdueshme po zgjeron rrjetin e saj, duke ofruar tashmë dy linja me çmim të ulët nga Prishtina për Budapest (duke filluar nga data 7 Prill) dhe për Londër, Luton. Biletat janë tashmë në dispozicion në wizzair.com, një faqe interneti e krijuar për shfrytëzuesit e shkathtë në përdorimin e teknologjisë mobile, të cilët janë gjithmonë në lëvizje dhe kanë nevojë për qasje më të shpejtë si dhe në aplikacionet që ofrohen falas në pajisje mobile për shfrytëzuesit e sistemeve operative iOS dhe Android. Në WIZZ, janë krijuar të gjitha mundësitë për të përmbushur më së miri nevojat e klientëve, duke përfshi pakot me çmime të përshtatshme për klientët me shërbime dhe përfitime shtesë për klientët të cilët dëshirojnë që të kenë një fleksibilitet të lartë dhe rehati maksimale gjatë tërë udhëtimit: që nga rezervimi i biletës në internet deri te arritja në destinacionin e përzgjedhur.

 

LINJA MË E RE AJRORE E WIZZ AIR NGA PRISHTINA

 

Destinacioni Ditët Fillimi Tarifat prej*
London Luton E Martë, e Shtunë 24 Qershor 2017 EUR 39.99

 

Haldun Firat Kökturk, kryeshef ekzekutiv & anëtar i Bordit I LIMAK Kosova Int’l Airport deklaron: Gatishmëria e Wizzair për të qenë prezent me shërbime të transportit ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për kompaninë Limak është shumë e mirëseardhur, sidomos kur kemi në konsideratë skemën jashtëzakonisht të ulët për çmimet e biletave të fluturimeve. Ne zotohemi të jemi përherë në dispozicion dhe të japim maksimumin e mundshëm në uljen e çmimeve të shërbimeve të aeroportit dhe ofrimin e produkteve nxitëse me qëllim që pasagjerëve të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt dhe nga ANP “Adem Jashari” tu ofrohen zgjedhje sa më atraktive dhe të përshtatshme për fluturime. Jemi te sigurt që hapi me Wizzair do të rezultoj shumë i suksesshëm dhe afatgjatë. Lansimi i linjës Londër-Prishtinë-Londër, nga Wizzair do të jetë mundësi e re për pasagjerët që vijnë nga Anglia apo vendet tjera të Mbretërisë së Bashkuar për në Kosovë dhe anasjelltas, sidomos për Diasporën tonë e cila ka një prezencë mjaft të madhe qoftë në Londër qoftë në shumë qytete tjera të Mbretërisë së Bashkuar.

 Sorina Ratz, Menaxhere e komunikimeve e Wizz Air, tha: “Vetëm dy muaj më parë ne njoftuam shërbimin tonë të parë me çmim të ulët nga Prishtina për Budapest dhe sot jemi të emocionuar të shtojmë linjën e dytë të kompanisë ajrore WIZZ nga Prishtina për në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, Londër. Duke theksuar përkushtimin tonë ndaj rajonit, ne i gëzohemi partneritetit tonë të frytshëm me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe mbesim të përkushtuar ndaj klientëve tanë dhe interesit tonë për të krijuar më shumë mundësi të udhëtimit me çmime të ulëta në Kosovë. Jemi të sigurtë që orari i volitshëm, sistemi i lehtë i rezervimit, dhe fleksibiliteti maksimal në çmimet e përshtatshme për klientët do të plotësojnë nevojat e pasagjerëve tanë. Njoftimi i sotëm thekson përkushtimin e WIZZ për të ofruar mundësi të udhëtimit me çmime të ulëta krahas me shërbimin e shkëlqyeshëm në bordin e aeroplanit. Të gjithë udhëtarët tanë të shkathtë në përdorimin e teknologjisë tashmë mund të rezervojnë biletat e tyre në faqen e internetit wizzair.com me çmimin prej vetëm EUR 39.99*/£ 34.99*.”  

 

 

–FUNDI

 

Rreth Wizz Air

Wizz Air është kompania më e madhe ajrore me çmime të ulëta në Evropën Qendrore dhe Lindore, operon me një flotë prej 77 aeroplanësh të markës Airbus A320 dhe A321, dhe ofron më shumë se 500 linja ajrore nga 28 aeroporte, lidh 137 destinacione në 40 vende. Në Wizz Air, një ekip prej rreth 3,000 profesionistëve të aviacionit ofron shërbime superiore dhe çmime shumë të ulëta të biletave duke e bërë kompaninë ajrore Wizz Air si zgjedhjen e preferuar të 23 milionë pasagjerëve në vitin 2016. Wizz Air është radhitur në bursën e Londrës nën tikerin Wizz dhe është përfshirë në treguesit FTSE 250 dhe FTSE All-Share. Wizz Air është e regjistruar në Shoqatën Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Auditimi Operacional i Sigurisë (IOSA), pikë referimi mbarëbotërore në aspektin e sigurisë ajrore. Kohët e fundit, kompania u emërua si kompania ajrore më me vlerë për vitin 2016 nga redaktorët e magazinës Air Transport World, një nga revistat kryesore të kompanive ajrore, si dhe kompania ajrore me kosto të ulët për vitin 2016 nga Qendra për Aviacion (CAPA), ofrues kryesor i pavarur i informacioneve për tregun e aviacionit.

* Një drejtim duke përfshi të gjitha taksat dhe pagesat jo-opsionale

Për më shumë informacion:

Sorina Ratz; Wizz Air Group; [email protected]

 Na ndiqni në Twitter: @Wizzair

Shënime për redaktorët:

  • Të gjitha fluturimet operohen me avionë Airbus A320, me 180 ulëse dhe avionë A321 me 230 ulëse
  • Fluturimet me aeroplanin e ri Airbus A321 filluan në muajin Nëntor të vitit 2015
  • Për fotot pa pagesë të avionëve, ekuipazheve dhe logos, ju lutem vizitoni http://wizzair.com/en-GB/press