Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të procedojë sot në Kuvend 40 nënshkrime për formimin e Komisionit Hetimor për sektorin e energjisë.
Policia jep informacione për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona mbesin të…
Këtë e ka bërë të ditur shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se në kërkesën për formimin e komisionit hetimor parlamentar për sektorin e energjisë do të përfshijnë edhe pikat që janë të propozuara nga opozita.
Ndryshe nga kërkesa opozitare, shumica parlamentare do të përfshijë zgjerimin e hetimeve për sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale.