[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“VV mund të shpallej organizatë terroriste”



Vehbi Kajtazi ka thënë se nuk është një iniciative e thjeshtë ndryshimi i neneve të kodit penalGazetari Vehbi Kajtazi në Click të RTV21 ka folur rreth mundësisë së ndryshimeve të neneve të kodit penal ku tha se kjo është në përpjekje e presidentit Thaçi, Ministres së Drejtësisë dhe komisionit që ka punuar në këtë rast që t’i frikësoj mediat dhe t’i frikësojnë njerëzit dhe mbi të gjitha përmbajtja e ktyrë nene shkon në goditjen e kundërshtarëve politik ku më së shumti drejt Vetëvendosjes, shkruan rtv21.tv

 

Kajtazi tha se VV ka treguar mos respekt për simbolet e shteti dhe në bazë të këtyre neneve kur fyhen simbolet e shtetit të ndiqen nga prokuroria e shtetit.

Po ashtu Kajtazi tha se po ashtu me anë të këtyre ndryshimeve VV mund të shpallej si organizatë terroriste dhe t’i pamundësohet pjesëmarrja në jetën politike në bazë të rendit kushtetues.