Shefja e grupit parlamentar, të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila në seancën e Kuvendit ka paralajmëruar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.
Ajo u shpreh se tani pas përmbylljes së procesit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale është koha që të punohet në procesin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet. Ajo tha se tani është koha që qytetarëve të u krijohet përfshirja në këtë proces të jetë sa më e lehtë.
“Për qytetarët që kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjeve që të ua bëjmë më të lehtë përfshirjen në këtë proces. Nga këtu sot jo vetëm që japim zotimin por u bëjmë thirrje edhe partive tjera opozitare dhe organizatave të shoqërisë civile që të angazhohemi që të bëjmë….”, u shpreh ajo.