• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

VV dhe PDK zgjidhin ngërçin politik, gjejnë gjuhë të përbashkët përmes video-mesazheve

nga Bota Press
24 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me serinë e videove kritikuese ndaj qeveritë të kaluara, këtë radhë me infrastrukturën rrugore dhe projektet e ngelura. Partia në pushtet, ka lansuar një video të martën, duke treguar se në Kiev-Zahaq, të rrugës Prishtinë-Pejë, ishte planifikuar “plaçkitja e madhe e buxhetit, por u parandalua nga Qeveria Kurti”. I menjëhershën qe reagimi nga Partia Demokratike e Kosovës e cila poashtu publikoi një video në Facebook me titull “Çka ka Albini, kallëzon Martini”, shkruan Gazeta Sinjali.

Shpronësimi i tokave, sipas partisë në pushtet, nuk do të kushtojë 240 milionë euro, por 90 milionë euro.

VV-ja ka akuzuar qeveritë e kaluara për borxhin e borxheve të shpronësimeve, derisa “buxheti i gjetur që ka qenë i sigurt për kthimin e borxhit ka vetëm 2 milionë euro”.

Punët e mbrapshta dhe planet për zhvatje, sipas VV-së bllokuan Kosovën për vite.

”Me punë të mbrapshtës dhe planit të zhvatjes në bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re që ka zhbllokuar ato që kanë filluar të vendosin dhe ato projekte” thuhet ndër të tjera në përshkrimin e videos.

Nuk ka mbetur i përmendur edhe pjesët veriore të vendit, ku Lëvizjet Vetëvendosje, këto “Do të sipas me këto projekte rrugore që kanë rëndësi qendrore për aktivitetin publik”.

Sipas tyre janë vonuar investimet e tilla por nuk janë ndalur.

“Na kanë vonuar por nuk na kanë ndalur”, shkruhet në video.

Stilin e përçimit të mesazheve përmes videove, së fundi ka nisur ta shfaqë edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Të martën, PDK-ja publikoi një video që flet për skandalin financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Sipas PDK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e mbron ambasadorin Berishaj. Megjithatë sipas tyre, “përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet”.

“Historia e aferës milionëshe e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij, mbrojtja e pakuptueshme dhe e dyshimtë nga krerët institucional, lidhja me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në postimin e PDK-së.

“Çka ka Albini, kallëzon Martini”.

Kjo fjali sipas PDK-së pasqyron më së miri skandalin e madh financiar prej miliona eurosh në të cilin është përfshirë ambasadori Berishaj e që siç thotë PDK-ja mediat ndërkombëtare e lidhin me kryeministrin Kurti dhe me financimin e fushatës së LVV-së.

Nëntë muaj më parë mediat sllovene raportuan për tërheqjen e mbi 600 mijë eurove nga llogaria e kompanisë “MB Consulting”.

“Para që ai i kishte marrë nga kompania GEN-i me degë në Beograd, e cila ka tregtuar energji elektrike me Kosovën”, thuhet në videon e PDK-së.

“Përkundër fakteve të forta, ambasadori Berishaj nuk u shkarkua dhe nuk u soll para drejtësisë në Kosovë”, vijon më tutje videoja, teksa shtohet se ai u morr në mbrojtje nga kryeministri Kurti.

Në këtë video, PDK ka cituar një pjesë të deklaratës së dhënë nga kryeministri Kurti i cili ishte shprehur se “nuk ka kurrfarë korrupsioni”.

Ai kishte thënë se përkundrazi do të ketë kallëzim penal e do të ketë sqarim në gjykatë për shpifje të tilla.

“Profesor Martin Berishaj është ambasador i Kosovës në Kroaci. Është patrioti Malësisë dhe profesor i shkëlqyeshëm. Nuk ka gjë aty”, ishte shprehur Kurti.

Por sipas PDK-së, skandali nuk përfundon me kaq, duke thënë se mediat kanë zbuluar edhe transfere të shumta parash nga GEN-i, i Serbisë në xhirollogari të Berishajt në Kosovë, e që sipas raportimeve arrijnë shifrën prej 1milion e 531.480 eurosh.

Prej tyre vetë Berishaj i kishte tërhequr “cash” 923 mijë e 700 euro nga një bankë në Kosovë.

“Po ashtu në bazë të këtyre raportimeve, nga janari i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2022, nga xhirollogaritë e Berishajt në Mal të Zi në total janë tërhequr dy milionë e 787 mijë e 298 euro cash. Të gjitha këto tërheqje të miliona eurove ishin mbajtur fshehtë nga ai. Por, u zbuluan nga mediat”, thotë PDK.

“Zingjiri i këtij skandali, që bazën e ka në Serbi sipas raportimeve mediale ndërkombëtare, piramidën e personave të përfshirë e ngre deri te zyra e kryeministrit kurti dhe selia e LVV-së në Prishtinë. Përveç Kurtit edhe presidentja Osmani dhe ministrja Donika Gërvalla e morën në mbrojtje ambasadorin Berishaj”, thuhet më tutje në video teksa citohen deklaratat e tyre lidhur me këtë çështje.

PDK shkruan se pavarësisht përpjekjeve të krerëve të shtetit të Kosovës për ta marrë në mbrojtje Berishajn, dëshmitë e publikuara në media kanë vënë në lëvize organet e drejtësisë dhe paditë e para për të tashmë janë ngritur.

Tags: PDKVV

Të ngjashme

Aktuale

Raportohet për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Aktuale

Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Aktuale

Shikojeni dallimin e madh të koeficientit të pagës së policit dhe ushtarit (Dokument)

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Aktuale

‘E papritur’: Edhe Hovenier shkon në takimin Kurti-Lajcak

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Raportohet për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës
  • Botohet në anglisht libri “Albanian Heroes”, ja si ta bleni kudo që ndodheni
  • Këngëtari iranian fiton çmimin Grammy nga burgu, shpërthen në lot
  • Rrugët me akull e ngrica, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes
  • Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.