Disa vullnetarë në krye me organizatën “Gjethi”, kanë dalë sot në Kalanë e Kaçanikut për të pastruar në mënyrë që nga aty të largohen mbeturinat.
Vullnetarët që kanë dalë për të pastruar kalanë i kanë thënë Express-it se ani pse e njëjta është nën mbikëqyrej të komunës është lënë në gjendje të rëndë, e për këtë arsye kanë vendosur që të dalin vet në aksion.
Të njëjtëve iu janë bashkuar edhe disa taksistë që momentalisht janë duke vazhduar aksionin te Kalaja e kësaj komune./Botapress